|
|
Pak histori
Ne historinė e toponomastikes shqiptare, Myzeqeja ze njė vend te rėndėsishėm. Unaza e bukurise ne universin e larmishem te natyres se kėsaj fushe, padyshim, qe ėshtė Manastiri i Ardenices, qe gjendet ne pikėn me dominuese te kėsaj hapėsirė.
Myzeqeja te kujton familjen princerore te Muzakajve, e cila ka qenė sundimtare e kėsaj krahine gjatė shekujve te XIV dhe XV. Mendojme se nga emri i Muzakajve doli edhe emri i sotėm i fushes se madhe te Myzeqese. Tek ky mendim te shpie edhe njė dokument venedikas i 28 prillit 1412. Ne kėtė dokument, emri i kėsaj fushe ėshtė Muzakia. Ky toponim, nder me te medhenjte ne Shqipėri, arriti deri ne ditet tona ne saj te autoritetit dhe ndikimit qe ka patur familja princerore e Muzakajve, e cila ka luajtur njė rol te rėndėsishėm ekonomik gjatė mesjetes. Edhe ne njė dokument tjetėr venedikas te 13 qershorit te vitit 1382 pėrmendet pėr here tė parė "Kulla e Pirgut" ne jug te Karavastase. Ishte Nikolla Muzaka ai, qe e pa te nevojshme ndėrtimin e njė fortifikimi te tillė pėr te mbrojtur skelen lumore me te njėjtin emėr, Skela e Pirgut te Myzeqese. Ne periudhėn e sundimit te gjatė sllav te Uroshit te II, kjo fushe njihet me emrin Fusha e Savres. Bregdeti quhej "slanica" (kripore) dhe kryeqender ka qenė Bashtova me keshtjellen e saj veneciane. Kujtojmė se kjo keshtjelle ne mesjete gjendej ne te majte te lumit Shkumbin. Kur ky lum ndryshoi drejtimin e derdhjes, keshtjella dhe disa fshatra te Myzeqese mbeten ne anėn e djathte te lumit dhe sot e kėsaj ditė janė nėn juridiksionin e Kavajes. Nepermjet skeles lumore te pirgut ne ato kohe eksportohej drithe ne drejtim te Raguzes nga anijet e huaja dhe ato te sundimtareve vendas.
Ne njė relacion te ambasadorit te Napoleonit pranė Ali Pashe Tepelenes, Pukevil, thuhet: "Ne Karbunare te Myzeqese ėshtė duke u degjeneruar raca me e mirė e mezave te Ballkanit, te cilėt ne ato kohe bliheshin nga frengjejt (europianet) dhe transportoheshin nėpėrmjet Skeles lumore te Pirgut".
Pra, nėpėrmjet saj hynin ne Myzeqe mallrat e huaja, ekzistonin dogana dhe nepunes te rregullt.
Kėsaj periudhe i pėrket ndėrtimi dhe lulezimi i njė qendre mjaft te rėndėsishme pėr kohėn, siē ishte Manastiri i Ardenices, vepėr e Perandorit bizantin Androniku i II Paleologu. Ky dhe fakte te tjera na bėjnė te mendojmė qe Myzeqeja ne ato vite ishte me njė rėndėsi te veēantė. Shtrirja gjeografike e Myzeqese pėrputhet me territorin e dikurshem te principates se Muzakajve. Toponimet, homonimet, folklori, kėngėt, legjendat ne teresi ruajnė ende te dhėna te kėsaj krahine ne vitet, qe sundonte kjo principate.
Banoret autoktone te Myzeqese kanė jetuar ne te dy brigjet e lumit Seman, duke pėrfshirė edhe dy brigjet e deges se tij, Devollit te dikurshem, qe kalonte pranė fshatrave te hershem te Myzeqese. Kėto fshatra figurojne edhe ne regjistrimin e pare turk te vitit 1431. Nder ta janė: Zhelizhani, Krutja (Hirvati), Shakuj, Kemishtaj, Kamcishte, Babunje, Kravasta, Libofshe, etj. Shtrati i lumit te vjetėr vazhdon deri ne afersi te Babunjes e Karavastase dhe derdhej ne Adriatik. E gjithė kjo zone nga vendasitquhej me emrin "Dheu i Bute" ose "Balta e Bute". Banoret e kėsaj treve janė quajtur "lale".
Lalet, si banoret me te hershem te Myzeqese, dallohen nga banoret e tjerė, qe kanė zbritur gjatė periudhave tė ndryshme historike ne Myzeqe, kryesisht nga traditat e vjetra, qe ruajnė ende si: veshja karakteristike, e folura e bute, nga mėnyra e te kenduarit epiko-lirike, takia prej liri ne formė konike, qe ėshtė pothuajse unikale ne Shqipėri. Ata dallohen edhe si bujq te apasionuar.
Pėrse quhen vendasit autoktone "lale"
Myzeqaret janė njė popullsi shumė tolerante, mjaft te sjellshem dhe te zgjuar. Ata janė njė komunitet i tillė, qe e perqafojne shumė shpejt qyteterimin dhe te rėnė. Janė njerėz qe dinė te falin dhe nuk e njohin as gjakmarrjen dhe as hakmarrjen. Shumė fshatra si Lumthi, Goricaj, Metaj, Daullas, Agim, Ndernenas, Kemishtaj, Karavasta, Zharrnec, Xeng e shumė fshatra te tjerė janė shembuj te shkelqyer te qendrimit korrekt qytetar, ku nuk ka precedente penale. Por edhe ne Libofshe, Bubullime, Krutje, Fiershegan precedentet penale janė te rrallė.
Pėrse banoret autoktone te Myzeqese quhen "lale"?
Lalet e Myzeqese perbejne atė pjesė te popullsise te kėsaj treve, qe nuk iu nenshtruan dallgeve te islamizimit. Fjala "lale" ka edhe njė kuptim te vetin leksikor, te cilėn e shpjegon Vaso Pasha ne studimin e vet "E vėrteta mbi Shqipėrinė dhe Shqiptarėt". Sipas tij, ne gjuhėn shqipe fjala "lale" do tė thotė vėlla i madh. Ne disa vende kjo fjale nuk iu largua kuptimit tė parė. Filloi te perdorej si emertim pėr te treguar popullsine qe nuk u islamizua. Veē kėsaj, emri "lale" ka arritur deri ne kohėt tona si shprehje e njė mesazhi besnikerie, qe perjeteson dhe nderon qėndrimin, qe mbajten banoret e ketushem ndaj princit te mesjetes, Lale Muzakes dhe te birit, Teodor Muzaka. Ata qenė nder te paret qe dhanė shembullin e mosnenshtrimit ndaj procesit te islamizimit pas vdekjes se Skenderbeut. Ata shtegtuan si arbereshe ne Itali si kundėr edhe shumė te tjerė qe u vendosen ne More te Greqise. Ndėrsa banoret, qe nuk munden te largoheshin nga trojet e veta, ne Myzeqe, perballuan mjaft privacione ekonomike, politike, qytetare. I vetmi "mėkat" i tyre ishte mosndryshimi i fesė. Lalet e Myzeqese nuk e ndryshuan etnografine e tyre, pra, mėnyrėn e veshjes, folklorin e vet. Ata nuk e njollosen poezine e tyre gojore me kenge dylberash e ashikesh sipas kulturės qe impononte pushtuesi osman. Kjo shprehet edhe ne njė kenge, qe ende ruhet e kėndohet ne Myzeqe, ne te cilėn shprehet protesta e popullit dhe mllefi kundėr pėrpjekjeve te pushtuesit turk pėr asimilim. Ja c(thuhet ne vargjet e kėsaj kenge:
O sec m(u hodhe moj pėrtej lumi-to,
Thelle kishte gjer ne gjunje-to,
Jarina nina, o te keqe - no,
Kur me ke takijen,
C(ma do festen- no (kesule me xhufke, qe mbanin turqit)
Janė te njohur vargjet e poetit arberesh, Gavril Dara, i cili tek poema "Kenga e Sprasme e Bales" shkruan vargjet:
"Mori bije, bije e Lales
Moj e bukur dhe trishtuar,
Pse me con ne motne e shkuar...".
Kėto vargje janė jehone e pesė shekujve dhe tregojnė pėr familjen e Lale Muzakes.
Emigrimi i laleve
Duhet theksuar se lalet e Myzeqese si dhe shumė bashkekombas nuk janė larguar vetėm pas vdekjes se Skenderbeut, por ne mėnyrė biblike janė zhvendosur nga trojet e veta edhe ne kohėn e sundimit sllav, madje edhe ne kohėn kur Shqipėria ishte province e Perandorise Bizantine. Ne More gjendet njė krahine, qe ėshtė e populluar prej laleve. Prijesi i tyre ne kohėn e kryengritjes antiturke te grekerve ishte Ali Farmaqi, "vllam" me Kollokotronin nga gjysherit e tyre.
"Ne vitet parakryengritese, te dy kėta kapedane kishin shtruar planin e ēlirimit te Morese. Ne qeverisjen e lirė do tė kishte njė keshill qeveritar prej 12 keshilltaresh myslimane dhe 12 keshilltaresh te krishtere. Flamuri do tė kishte nga njera anė gjysmen e henes dhe nga ana tjetėr, kryqin. Duhet thėnė gjithashtu se greket nuk janė sjelle mirė me kėta banorė, vetėm nisur nga motive fetare. "Shumė here lalet e Morese kanė dhėnė e marrė bese nga Kollokotroni pėr hirė te miqesise qe ky i fundit kishte me Ali Farmaqin dhe kanė luftuar dhe e kanė mbrojtur krahinen e Lales gjatė kohės qe Valiu i Morese ishte i biri i Ali Pashe Tepelenes, Veliu" - shkruan ne librin e tij te mrekullueshem "Arvanitasit dhe prejardhja e grekerve", studjuesi dhe arvanitologu i shquar grek me origjinė nga Vithkuqi, Aristir Kola. Ky autor guximtar shkruan gjithashtu se "lalet myslimane te Morese, pasi u vendosen para kryengritjes greke nėpėr Eube, pas kryengritjes u kthyen ne krahinen e tyre Lale te Morese dhe u bene te krishtere. Ata ndryshuan emrat, por mbiemrat shqiptare i ruajten si Kurti, Vrioni, Alizoti, Kryezoti, Papulja, Hundgjati, Kryeziu, etj.
"Mbiemri "Bello" (Bellojani" ka prejardhje arbereshe,- shkruan arvanitologu Kola.
Prane Avlonarit te Eubese ekziston njė fshat me emrin Lala... Shumė lale janė vendosur edhe ne qytetin e Verias - shkruan P.Aravantinos ("Kronografia e Epirit", vell 2, faqe 32)
Por njė gjė ėshtė e pakontestueshme: kėta banorė te shperndare ne periudha tė ndryshme historike, e qe kanė patur fate tė ndryshme, janė me origjinė nga barku i pasur e i bute i fushes se Madhe te Myzeqese.
Veprimtaria e myzeqareve pėr ēėshtjen kombėtare
Kujtdo qe ka qenė ne Myzeqe, i ka rėnė ne sy natyra e gjerė e kėtyre njerėzve; dėshira pėr te pėrqafuar shumė shpejt progresin; etja pėr t(u arsimuar dhe respekti pėr varret e te pareve. Nuk ėshtė e tepert te thuhet se komuna e Libofshes ne Myzeqe ka varrezat me te bukura publike, mbase nder me te bukura ne mbarė Shqipėrinė dhe njė nga shkollat e para shqipe nė vend. Po ashtu, vetėm nga komuna e Bubullimes kanė dalė rreth 200 mėsues, pa pėrmendur kėtu kuadro te tjerė te fushave tė ndryshme.
Aktualisht treva e Myzeqese se Madhe shtrihet nga jugu me lumin Seman, nga veriu me lumin Shkumbin, nga lindja fillon me kodrat e Daresise dhe ne perėndim me detin Adriatik ku gjenden komunat e Libofshes dhe Divjakes. Ajo perfshin njė popullsi prej afro 200 mijė banoresh; me njė potencial intelektual te admirueshem ne tė gjitha fushat e me njė potencial ekonomik tė madh dhe prandaj ėshtė quajtur historikisht "hambari i Shqipėrisė".
Myzeqeja ėshtė krahina qe ka nxjerre shumė personalitete politiko-shoqėrore dhe kulturore-sportive. Nga Myzeqeja kanė dalė dhe kanė ushtruar veprimtari ne dobi te Shqipėrisė dhe ēėshtjes kombėtare mjaft patriote si: Llazar Bozo, Rrahman Ruci, Besim Nuri, Ibrahim Karbunara, Ahmet Shehu,Sil Keqi, Nas Lepuri, Zoi Ndreko etj. Nga Libofsha e Myzeqese ishte Naun Grigor Prifti (Doko), fanolist i shquar dhe mik idealesh me Avni Rustemin. Ky personalitet politiko-shoqeror, pas triumfit te Legalitetit, si mjaft te tjerė emigruan jashtė shtetit dhe arriti te bėhet rektor i Universitetit te Tbilisit ne Gjeorgji.
(Mbase ėshtė i dyti rektor shqiptar, pas Hasan Tahsinit, qe e meritoi kėtė detyrė te nderuar jashtė atdheut te vet!). Patriotet myzeqare organizuan dhe siguruan punimet e Kongresit Historik Antiimperialist te Lushnjes ne vitin 1920.
Si rezultat i njė pune dhe aktiviteti te parreshtur, patriotet e Krahines se Myzeqese hapen konvikte dhe shkolla pėr fėmijėt e popullit pa dallime fetare si ne Manastirin e Ardenices dhe shkollėn e pare shqipe te krahines me 1908 me Jovan Kristo Ndrekon mėsues tė parė. Vecanerisht gjatė LANC-it spikati patriotizmi i myzeqareve. Shumė djem te Myzeqese u bene kuadro drejtues te Levizjes Partizane dhe mbi 220 vete rane deshmore pėr liri. Ne malet e Skraparit, Korces, madje dhe te Jugosllavise u derdh gjaku i djemeve te Myzeqese. Edhe pse kanė kaluar mbi 60 vjet nga rėnia heroike duke luftuar me nazistet gjermane, ende ėshtė i ngrohte dheu qe mbuloi eshtrat e dėshmorėve te njesitit partizan te komanduar nga Mihal Jano, atje, ne fshatin e largėt malor te Cemerrices te Vithkuqit. Ende ėshtė i ngrohte dheu qe mbuloi eshtrat e Gjergj Kondakciut, Servet Kembores, Mihal Davidhi, Loni Dhamo dhe te shokeve te tij partizane ne fshatin Faqekuq te Skraparit te masakruar nga gjermanet dhe bashkepunetoret e tyre. Permendoret e ngritura pėr nder tė tyre janė kujtese pėr kedo dhe kurdohere.
Lushnja dhe mbarė Myzeqeja mburren me historianin Koli Xoxe nga Divjaka; me politikanet dhe specialistet kurajoze Miti Bozo e Themije Thomai; mburren me emrin e kengetares se famshme Vace Zela, qe ėshtė kthyer ne njė embleme te muzikes se lehtė shqiptare. Krenohen me emrat e artisteve te famshem te skenes dhe ekranit, si Margarita Xhepa, Kristaq Dhamo, Ilia Shyti; krenohen me veprat artistike dinjitoze te Vath Koreshit, Jakov Xoxes, Faslli Halitit; me Piktorin e Popullit, Vilson Kilica, etj.
Ne Lushnje punoi dhe drejtoi sektore shumė te rėndėsishėm te ekonomise, pėr disa vite, profesori dhe akademiku i shquar, Mentor Permeti. Ushtruan profesionin e mjekut intelektuale te tillė te respektuar si dr. Ihsan Cabej nga Gjirokastra, Vasil Kuli nga Shkodra, Hilmi Deliallisi nga Tirana, Ali Ypi, Mergim Korēa dhe shumė specialiste te tjerė te talentuar nga e gjithė Shqipėria.
Ismail Kadareja dhe myzeqaret
Nisur nga gjithēka qe nenvizova me sipėr, mendojmė se qeveritė tona duhet te jenė me te kujdesshme ne politikėn e investimeve pėr kėtė krahine. Sidomos kjo ne drejtim te administrimit te tokave bujqesore, te kanalizimeve te saj, vaditjes. Qeveritė, te jenė mė me sens pėr politikat e kuadrit. Tė paktėn ne kėto 15 vjet te vendosjes se shtetit demokratik nuk ėshtė interesuar kurrkush pėr ngritjen ne pėrgjegjėsi te kuadrove nga Myzeqeja e Madhe. Ne tė gjitha kabinetet qeveritare, ne institucionet qendrore apo ne strukturat te tjera te shtetit tonė nuk gjenden njerėz ne funksione drejtuese nga kjo krahine, kur dihet se ka shumė kuadro te aftė nga i gjithė spektri politik. Por krahinarizmi, sektarizmi dhe nepotizmi nuk bėjnė gjė tjetėr veēse e deformojne imazhin e demokracise. Asnje politikan apo drejtues politik nuk duhet te spekuloje me ndjenjat e myzeqareve e me tolerancen e tyre.
Myzeqaret ne pėrgjithėsi janė shumė realiste, e shikojne jetėn me sytė e tyre dhe jo me sytė e konvencionalizmave te vjetra. Vleresimin me te mirė pėr ta e bėjnė vetėm ata njerėz qe kanė jetuar mes tyre. Shkrimtari ynė i mrekullueshem, Ismail Kadare, ka jetuar disa vite ne disa fshatra te Myzeqese, ku njohu psikologjine e kėtyre banoreve. Ai njohu sinqeritetin dhe ndershmerine e Rrapi Plakes nga Vidhishta; njohu mikepritjen e Zoi Gremit, Miti Semes, Uan Zakes, ne fshatin Agim. Njohu Kov Zariun, Sila Veruarin, Gaq Guxon, Llazi Balluken, Llazi Cakon ne fshatin Ndernenas. Ai bisedonte pėr problemet e veprimtarive arsimore, kulturore, sportive me te rinjtė e atehershem Fan Como, Petraq Zariu, Zarik Domi, etj. Ai fjeti ne odat e familjeve te Stroneve, te Celikeve, te Petrove ne fshatin Seman. Prandaj dhe ne librin e vet "Qyteti i Jugut", bėn kėtė vleresim te bukur dhe realist pėr myzeqaret:
"Pėr myzeqaret janė te huaja arroganca, brutaliteti, vaniteti; etja pėr t(u dukur, pėr t(u kapardisur; mania pėr t(u mburrur, llafet e kota. Bisedojne zakonisht me ze te ulet, pa shkaktuar zhurme e pa bėrė qerasje plot buje (ku ne te vėrtetė, shpesh here ka me shumė birre se raki).
Ka njerėz qe mendojnė se kėto tipare te karakterit te myzeqareve i ka lindur shtypja e eger e se kaluares. Madje disa mendojnė se kėto cilėsi kanė te bėjnė me peruljen dhe bindjen e tyre shekullore. Tė mendosh kėshtu, do tė thotė te arsyetosh ne mėnyrė tepėr mendjelehte dhe snobiste.
Realizmin e tij, mungesen e paragjykimeve e te thashethemeve, disa e quajne naivitet, duke mos kuptuar se kėto cilėsi janė cilėsi te njeriut te se ardhmes..."
Koha Jone |