
Njerėzit po arrijnė tė jetojnė gjithnjė e mė tepėr. Mbi kėtė pikė studiesit janė nė njė mendje. Por kur ėshtė fjala pėr deri sa vjet mund tė jetojė njeriu atėherė ata janė tė mendimeve tė ndryshme.
Studiuesi amerikan Steven Austad i Universitetit tė Idaho-s ėshtė i bindur qė disa nga fėmijėt e lindur qė sot do tė arrijnė tė jetojnė deri 150 vjetė. Kjo falė teknologjive biomjeksore si p.sh. zėvendėsimi i organeve me tė tjera qė do tė prodhoheshin nė laboratorė si dhe terapive tė
gjeneve. Nė librin e tij "Pse mplakemi: Cilat janė dijet e fundit mbi udhėtimin qė bėn trupi pėrgjatė jetės" Austad e mbėshtet optimizmin e tij tek kuptimi gjithnjė e mė i madh qė po arrihet t“i bėhet fazave tė mplakjes. Kur kjo e fshehtė do tė zbulohej pėrfundimisht atėherė njeriu do tė arrinte tė zhvillonte metoda qė tė paktėn do tė ngadalsonin kėtė proēes. Kjo ėshtė mėse e sigurtė. Para pak kohėsh dijetarėt kanė arritur qė nėpėmjet pengimit tė veprimit tė njė gjeni tė arrijnė tė dyfishojnė jetėgjatėsinė e njė krimbi.
Njė nga teoritė mbi mplakjen e njeriut thotė se mplakja ėshtė nė dorė tė
telomereve tė cilat ruajnė fundet e
kromozomeve. Gjatė ndarjes sė
qelizave fundet e kromozomeve shkurtohen gjithnjė e mė tepėr. Kur nuk mund tė ndahet mė qeliza vdes.
Studiuesit e Universitetit tė Texas kanė arritur tė zgjasin fundet e kromozomeve me ndihmėn e lėndės qė nxirret nga e bardha e vezės. Telomeraza e quajtur "Enzima e pavdeksisė" kthen mbrapsh proēesin e mplakjes, qeliza rinohet. Woodring Wright qė luajti njė rol tė rėndėsishėm nė kėtė zbulim profetizon: "Qė pas 20 vjetėsh do tė jemi nė gjendje tė arrijmė tė manipulojmė jetėgjatėsinė e ndokujt".
Nga ana tjetėr studiuesi amerikan S. Jay Olshansky i Universitetit tė Chicago-s thotė "Trupi i njeriut nuk ėshtė ndėrtuar pėr tė jetuar kaq gjatė". Disa individė mund tė jetojnė deri 130 vjet por jo mė tepėr. I tė njėjtit mendim janė edhe pjesa mė e madhe e studiuesve.
Njė ndėr njerėzit mė tė vjetėr qė jeton sot nė botė, nė mos mė e vjetra, ėshtė njė grua shqiptare nga fshati Shushicė i Elbasanit, Hava Ruda qė mendohet tė ketė lindur nė qershor tė vitit 1880 (sot nė vitin 2003 ėshtė 123 vjeēare). Meqėnėse mosha e saj nuk mund tė vėrtetohet nė bazė tė ndonjė ēertifikate lindjeje vendi i njeriut mė tė vjetėr nė botė qė ėshtė akoma gjallė i kalon japonezes Kamato Hongo tė lindur nė shtator tė vitit 1887 (sot nė vitin 2003, 116 vjeēare).
Demografi James W- Vaupel ėshtė i mendimit se gjysma e vajzave tė lindura sot do tė arrijnė tė hyjnė nė qindvjeēarin qė do tė vijė. Gjysma e tė gjithė tė vegjėlve tė sotėm do tė arrijnė tė jetojnė tė paktėn deri nė 95 vjet.