NIKO Administrator


Numri i postimeve: 904 Join date: 30/04/2008 Age: 23 Location: Genova
 | Titulli: Kledi Kadiu Tue Jul 07, 2009 1:35 pm | |
| Pasioni per kerciminShtepia ime ndodhej pak hapa larg Teatrit te Operas dhe shume shpejt prinderit e mi.mama Lindita qe eshte farmaciste dhe babai Fisnik docent ne inxhinieri e kuptuan pasionin tim per kercimin. Deshira ime per tu ngjitur ne skenen e atij teatri rritej cdo dite edhe me shume.Derisa une vendosa te kryeja audicionin per tu pranuar ne Akademine Kombetare te kercimit . Ishte viti 1984.U pranova ne Akademi dhe qe nga ai Shtator I larget,per tete vite,ai teater rreth 1km nga shtepia ime,u be shtepeia ime e dyte. Jeta ne Akademi nuk ishte nga me te lehtat.Metodat e mesimdhenies ishin shume srikte dhe disiplina qe ndiqej ishte shume e hekurt. Ne 1992 u diplomova.Menjehere fillova te punoj si balerin I pare ne teater. Qendroja I mahnitur nga artistet Italian te asaj periudhe si: Hather Parisi,Lorella Cuccerini,RaffelleCarra,Rafaele Paganini. Kujtoj qe defrehesha duke enderruar te kerceja perkrah tyre,ne nje show te madh. Historia 18 Dhjetor 1990,ne Shqiperi,ndodhi ngjarja e madhe.Renia e regjimit komunist.Ne Mars te 1991,me hapjen e kufinjve,filloi eksodi I madh drejt vendeve me te aferta.Destinacionet e para ishin Italia dhe Greqia.Ne prill te po atij viti, partia Demokratike erdhi ne pushtet dhe prej atij momenti mund te kerkoje azil politik.Sferat e fundit te regjimit te vjeter komunist,mundoheshin ta vendosnin qeverine e re ne nje rruge pa krye ne syte e vendeve Europiane duke organizuar ikjen klandestive.Ne 12 gusht te vitit 1991, kisha shkuar per plash ne Durres (30 km nga Tirana ) degjova nje zhurme te forte.Ajo vinte nga porti 2 Km larg. Ishte nje turme e papershkrueshme , me mijera njerez vraponin me rroba banje dhe ngjiteshin drejt anijeve, nje prej tyre iisha dhe une.Nje re prej rere u ngrit. Me dukej sikur fluturoja I terhequr nga ndjenjat qe me udhehiqnin drejt nje jete te re. Hipa, por prinderit e mi nuk dinin asgje.Ishim 14000 persona ne nje anije mallrash , pa uje dhe pa ushqim. Qindra persona humben jeten gjate lundrimit. Me mberritjen tone ne Bari, gjysma prej nesh u derguan ne stadiumin e qytetit qe ndodhej pak kilometra larg portit ndersa pjesa tjeter qendroi aty. Une shkova ne stadium ku policia na priste. Nuk ishte sigurisht as publiku e aq me pak teatri qe une kisha enderruar. U riatdhesova. Perktheu Suela Rrumbullaku , marre nga Kledi.it |
|