Lushnje Albania

Lushnje Albania

Lushnja njihet qe prej vitit 1423 dhe eshte e njohur per mbajtjen e Kongresit te Lushnjes me 21 janar 1920, i cili hodhi themelet e shtetit modern Shqiptar.Vendodhja e qytetit te Lushnjes ka qene dhe do te mbetet nje ure qe lidh pjeset veriore te vendit me ate jugore. Ne zonen e qendres jane edhe objekte te vjetra me vlera historike sikurse eshte Shtepia Muze e Kongresit te Lushnjes,si dhe ndertesa te kultit si ajo e Xhamise se qytetit dhe ndertesa e Kishes.Propozohen qe keto zona te mbeten te paprekura dhe te evidentohet trashegimia kulturore qe ato mbartin. Ndikimi i tyre ne mjedisin e qendres eshte pozitiv pasi keto ndertesa percjellin kulturen dhe rendesine e qytetit te Lushnjes te cilat duhet te ruhen ne gjendje sa me te mire qe te jete e mundurlushnjeSi qendёr e banuar Lushnja u krijua ne shek.XV dhe quhej “Lusme”. I pari regjistrim dokumentar i popullsisё sё Myzeqesё gjendet nё defterin turk te vitit 1431, ku Myzeqeja kishte 33 fshatra dhe 58 familje kurse Lushnja qё nё kёtё periudhё ishte njё katund na paraqitet me 15 shtёpi dhe 100 banorё. Nё vitin 1850 Lushnja na paraqitet pёrsёri si katund dhe nё kёtё periudhё mori emrin Lushnje nga emri i njёrёs prej grave tё Pashait tё Beratit, Salushes tё cilёs kёtё territor ia bёri si dhuratё. Lushnja filloi te dallohet si qendёr dhe tё marrё njё rёndёsi tё veçantё nё vitin 1970 duke u bёrё qendёr kёmbimi midis tregjeve te Beratit, jugut dhe veriut. Lushnja u bё qendra e tё gjithё krahinёs pёrreth.Rregjistrimet zyrtare pёr herё tё parё i gjejmё nё vitin 1923 ku duke pёrfshirё dhe zonёn e Libofshёs, Lushnja ka 28.348 banorё kurse nё vitin 1937 territori i Lushnjes ka nje siperfaqe 834 km² dhe nje popullsi prej 46.420 banorё. Nga viti 1924-1939 Lushnja pati njё shtesё vetёm prej 18.000 banorё.Gjatё kёtij 15 vjecari ne territorin e Lushnjes erdhёn rreth 500 familje kosovare qё u shpёrndanё nё 30 fshatra, por edhe nga rrethi i Skraparit, pak familje çamёsh e çobanёsh. Ardhje qё vazhduan edhe nё vitet ne vazhdim. Rrethi i Lushnjes kishte 63 çifligje me 11.157ha tokё. Banorёt e kёtyre viteve mbajnё emrin “Myzeqar”qё do tё thotё njerёz me prirje pёr muzikё, fakt i cili vёrtetohet edhe sot kur kёngёt myzeqare janё mё tё mirat dhe mё tё kёrkuarat e kёtij kombi. Qyteti i Lushnjes mori pjesё aktive ne Shpalljen e Pavarsisё mё 1912.Nje moment historik tepёr i rёndёsishёm ёshtё “Kongresi i Lushnjes” qё u mbajt nё 21-31 Janar tё vitit 1920 nё tё cilin Tirana shpallet Kryeqyteti i Shqipёrisё. Nё 14 gusht 1920 nё kёtё qytet u mbajt Kongresi i Arsimit. [size=12] Mori pjesё aktive ne Luftёn Antifashiste –Nacionalçlirimtare dhe nё luftёn pёr pёrmbysjen e sistemit Komunist. Bashkia lushnje! Lushnja, qyteti që pengoi copëtimin e Shqipërisë Historia e qytetit ku u bashkuan politikisht shqiptarët e përçarë në Konferencën e Parisit Autori i Lajmit: Klodiana Bufi

Në Konferencën e Paqes të vitit 1919, Shqipëria rrezikonte copëtimin territorial. Delegacioni shqiptar që u paraqit në kryeqytetin francez nuk arrinte të mbante një qëndrim unik, për shkak të problemeve të brendshme të vendit. Për të shmangur çdo gabim politik momental në Paris, i cili do t’i kushtonte përjetësisht vendit tonë, një grup patriotësh vendosën të mblidheshin në një kongres mbarëkombëtar, i cili do të realizonte, ndoshta për herë të parë prej periudhës së Gjergj Kastriot Skënderbeut, bashkimin kombëtar. E për këtë ngjarje të madhe u caktua si qendër e kongresit qyteti i Lushnjes. Jashtë influencave direkte të njerëzve që drejtonin Shqipërinë dhe me një shpirt të dalluar patriotik, Lushnja ishte vendi ideal për këtë takim gjithëkombëtar.

Kongresi i Lushnjes ishte kulmi i jetës së një qyteti, i cili në të vërtetë ka pasur një histori shumë të gjatë. Lushnja ka më shumë se 50 000 banorë. Qyteti është një pikë kyçe për infrastrukturën shqitare, kjo edhe për shkak të shtrirjes së tij gjeografike. Lushnja bën lidhjen midis jugut dhe veriut të Shqipërisë dhe ka shumë rëndësi për transportin e pasagjerëve. Pranë qytetit ndodhen disa pika turistike si Manastiri i Ardenicës, Laguna e Karavastasë, plazhi dhe pylli natyral i Divjakës. Manastiri është i një periudhe mesjetare; aty shënohet dhe dasma e Gjergj Kastriot Skënderbeut. Plazhi dhe pylli i Divjakës gjenden rreth 12 km larg qytetit. Plazhi është i mbushur me rërë me përqindje të lartë kripërash kurative, ndërsa pylli ka një faunë të shumëllojshme, ku pjesën më të madhe e zënë bimët halore.

Laguna e Karavastasë është një nga rezervat më të mëdha për peshq e zogj dhe miq të saj janë përkatësisht pelikanët. Arkeologjia Në hartën e arkeologjisë së Shqipërisë, rrethi i Lushnjes përmendet vetëm me qytetin e Barbunjës, ndërsa më vonë në zbulimet arkeologjike do të shohim edhe Dushkun. Por kërkimet e mëtejshme do të ndërpriteshin, duke u lënë pothuajse në harresë. Rrethi i Lushnjes nuk u vëzhgua nga ndonjë ekspeditë arkeologjike dhe mund të themi se kjo harrese ul interesin e vëzhgimeve në këtë fushë me rëndësi për historinë kombëtare arkeologjike. Lushnja është rreshtuar në vargun e rretheve të tjera që paraqesin interes studimi. Zbulimi i parë është bërë në vitin 1978 në një zonë bregdetare të quajtur “Kodrat e rërës” në Germenj të vogël, i cili i përgjigjet periudhës së bronzit (1500-1200 p.l.K.). Por, përveç kësaj zone, një material të rëndësishëm kanë dhënë gërmimet arkeologjike në kodrat e Divjakës, të cilat kanë hedhur dritë mbi periudha të rëndësishme kohore. Të gjitha zbulimet në rrethin e Lushnjes ndahen në katër grupe. Objekte qeramike ndeshen gjithandej. Por përgjithësisht ato kanë karakter ndërtimesh, sidomos tjegulla, enë ushqimi e rezervate prodhimesh, enë luksi e objekte të tjera. Enë të tilla kanë ngjashmëri me enët e tjera të zbuluara në treva të ndryshme të Shqipërisë dhe i përkasin periudhës së hekurit të hershëm. Duke ardhur në kohë më të vona, shekulli IV p.l.K., ku enët prej balte vijnë duke u perfeksionuar. Gjetjet më të shpeshta janë ato të Divjakës, Germenjit, Dushkut dhe kodrat e tjera të rrethit të Lushnjes. Objektet e luksit kanë ngjashmëri me ato të Pojanit dhe Durrësit.

Metali Këto prodhime ndeshen rreth shekullit XIV p.l.K. Këtë periudhë e përfaqëson një shpatë bronzi që ruhet në fondin e muzeut të Divjakës. Për vazhdimësinë e tyre u bënë gjetje edhe në Gërmenj rreth vitit 1978. Vend me rëndësi në këto gjetje zënë armët e luftës dhe veglat bujqësore. Pothuajse të gjitha objektet metalike janë gjetur në varre. Por një vend të rëndësishëm zënë dhe stolitë, vathët prej ari, tibula bakri dhe pasqyra. Me interes janë dhe objektet metalike të gjetura në kodrat e Lushnjes, të cilat kanë një teknikë të lartë prodhimi (maja heshtash, sopata, kosore etj.) Ashtu si qeramika dhe materialet e ndryshme të metaleve që tregojnë një lashtësi të popullit në zonat e Lushnjes, edhe monedhat kanë zënë një vend të rëndësishëm në fondin e muzeut të Divjakës. Ato janë gjetur në Bishqukaq dhe fshatin Xeng. Shumica e tyre janë prej argjendi; kjo tregon se ka qenë një periudhë e zhvilluar nga shekulli IV p.l.K. që njihet me emrin “Drahmi ilir”. Por në periudhat e mëvonshme do të kemi monedha bakri të gjetura në Hysgjokaj. Kjo lloj monedhe i përket prerjes së monedhës së perandorit romak, Aleksander Saveri, në vitet 222-235.

Jetesa në Mesjetë Objektet e gjetura deri më sot në rrethin e Lushnjes mendojmë se kanë hedhur dritë mbi disa probleme. Treva e Myzeqesë ka qenë e banuar nga një popull me ekonomi dhe kulturë të zhvilluar qysh në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit. Zhvillim më të madh kjo zonë njeh në fund të mijëvjeçarit të parë, sidomos në shekullin IV-II p.l.K. që lidhet me botën helene të përfaqësuar në këto kohë nga dy qytete vendëse, Dyrrahu dhe Apolonia. Por edhe krijimi i shtetit të Taulantëve, i cili luajti rol të rëndësishëm në jetën politike jo vetëm të fisit ilir të taulantëve, por edhe të qyteteve si Bylis e Apolonia. Në qoftë se kodrat e Divjakës dalin të banuara në lashtësi, mendohet se kjo duhet të jetë e lidhur me praninë e detit dhe dokeve qytetare. Popullsia e zonës së Lushnjes ka pasur një popullsi tërësisht fshatare, me përjashtim të zonave të Babunjës. Buzë rrugës nacionale që lidh qytetin e Fierit me atë të Lushnjes ngrihet Manastiri i Ardenicës, me një pozitë dominuese në kodrat me të njëjtin emër, në lartësinë 237 m mbi nivelin e detit. Manastiri mesjetar mban emrin e Mari Hyjlindisë, ashtu si shumica e kishave të trevës së Myzeqesë, në të cilën ajo njihet si mbrojtëse e veprimtarisë kryesore ekonomike bujqësore. Manastiri, edhe pse në pamje të parë të lë përshtypjen e një objekti kulti të zakonshëm, fsheh në brendësi të tij vlera mjaft të mëdha. Sa më shumë të futesh në labirinthet e historisë së tij, aq më shumë dalin në dritë vlerat që mbart.

HISTORIA Ardenica, mrekullia monumentale shqiptare Mendohet se themelet e Manastirit të Ardenicës janë hedhur në vitin 1282, me nismën e perandorit Andronik II Paleolog të Bizantit, i cili e ngriti këtë tempull pas fitores mbi anzhuinët në Berat. Shtysë për këtë veprim do të jetë bërë ndodhja në atë vend e kapelës së Shën Triadhës, e ngritur aty shekuj më parë. Ekziston hipoteza se kapela mund të jetë ndërtuar në themelet gërmadhë të një tempulli pagan, i cili ka qenë ndërtuar për nder të hyjneshës Artemisa, nga ka rrjedhur edhe emri i sotëm i Ardenicës. Fare pranë këtij tempulli, në rrethinat e të cilit sot ndodhet manastiri, kalonte dega jugore e rrugës antike “Egnatia”, pikërisht 1 km në përëndim të tij. Përreth manastirit shikohen, aty-këtu, ndërtime të vjetra, të cilat të krijojnë mendimin se rreth tij ka patur ndoshta një qendër të banuar. Sipas defterit osman të vitit 1431-’32, në nahijen e Myzeqesë ndodhej fshati Ardenicë me tetë shtëpi, i cili mund të jetë shtrirë përreth manastirit. Dëshmi tjetër për rëndësinë e këtij objekti është edhe fakti që po zë një vend gjithnjë e më të përfolur në historinë e Shqipërisë se në altarin e Kishës së Manastirit të Ardenicës, është bërë edhe kurorëzimi i martesës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastrioti, me Andronika (Donika) Arianititn. Ceremoniali u bë në mesditën e 21 prillit 1451 nga peshkopi i Kaninës, Feliks, në prani të princave shqiptarë dhe ambasadorëve të Napolit, Venedikut, Raguzës. Këtë fakt e përmend për herë të parë në vitin 1940, italiani A. Lorenconi.

IKONOGRAFIA Pikturat e Zografëve Kisha e Shën Mërisë është zbukuruar me afreske të mrekullueshme nga krijimtaria e piktorëve Kostandin dhe Athanas Zografi. Këta piktorë korçarë punuan për zbukurimin e këtij tempulli në vitin 1744. Veprimtaria artistike e ateliesë së piktorëve Zografë është shpalosur në bazilikat e Voskopojës, Vithkuq, në Myzeqe dhe në malin Athos në Greqi, ku shkuan disa herë dhe shfaqën talentin e tyre të fuqishëm nëpër kishat dhe manastiret e atjeshme. Piktura e Zografëve cilësohet nga specialistët si vazhdim i traditës më të mirë të pikturës kishtare në vendin tonë. Tematika pasqyron ngjarje nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, dogmatika, liturgjia, jeta e shenjtorëve etj. Disa nga skenat janë “Festat e Virgjëreshës”, skenat nga “Jeta dhe vuajtjet e Krishtit”, “Fjetja e Shën Mërisë”, “Zbutja e shpirtit të shenjtë tek apostujt” etj. Marrë nga G.Integrimi

Statistika: Demografia Rrethi i Lushnjes ka nje siperfaqe toke te pregjithshme prej 71239 ha dhe nje popullsi prej 176 377 banore.Ne qytetet e Lushnjes dhe Divjakes Banojne 62095 banore te ndare si me poshte : 1. Qyteti i Lushnjes 54813 banore Rrethi i Lushnjes ka gjithsej 45.557 familje nga te cilat : 1. Qyteti i Lushnjes 15.964 familje 2. Qyteti i Divjakes 2.114 familje 3. Ne fshat 27.479 familj Dendesia eshte 1283 banore per km2, me te larte se mesatarja e vendit (106.7)

Font: bashkia lushnje!

Shperndajeni!

 

© 3315 Portali i Qytetit te Lushnjes, Lajme dhe Argetim! · Subscribe: RSS Twitter · www.lushnja.com