LUSHNJA PORTAL
MIRSEVINI NE PORTALIN LUSHNJAR
Forumi­Portalli­Calendar­Gallery­Pytėsori­Kėrko­Grupet e Anėtarėve­Regjistrohu­Identifikohu
Menu
Revista e lushnja.com
Dergo Sms falas
Chatbox

Radio
Zgjidh Kanalin

Lajme nga shqiperia
Lajme sportive
Myzeqaret
Populli i Myzeqesė e ka prezantuar veten e tij nė historinė e kėtij kombi si njė popull trim dhe patriot, punėtor dhe liridashės, popull me tradita tė larta atdhetarie!
Partneret
 
 
 

 
proverba
 
Voto per ne!
Albanian TopSiteshttp://www.kosova-toplist.com//
top-shqip.comhttp://campus360.sslpowered.com/topfaqet.com/
Logo e sitit
Identifikohu
Identifikimi:
Fjalėkalimi:
Mė Identifiko Automatikisht:
:: Harrova fjalkalimin
LUSHNJA DHE HISTORIA E SAJ
Pse nuk fitoi Edi Rama
Fri Jul 03, 2009 10:55 am nga NIKO
Edi Rama gjendet sot ne nje rruge pa krye, ne te cilen, me ndergjegje te plote, vendosi ta fuse Partine Socialiste. Ai sfidoi ligjet e politikes, gjithe logjiken e numrave dhe fakteve, ne emer te nje pushteti absolut. Ne fund te aventures se tij, Edi Rama, deshmoi se eshte shume larg te qenit nje politikan i regjur dhe se vendimet qe ai merr jane shprehje e frikerave te tij te brendshme dhe jo e pjekurise se nje lideri.

Megjithese e dinte rolin vendimtar te Levizjes Socialiste per Integrim, kryetari i ri i Partise Socialiste provoi ta shmangte ate, duke hedhur praktikisht ne kosh votat ne shumice per te majten shqiptare. Sot, ato vota jane te pavlefshme. Partia Socialiste ka deshperimisht nevoje per numrat e LSI, jo me per te qeverisur, por te pakten per te tentuar te pengoje krijimin e nje qeverie te djathte.

Kryetari i PS dhe i Bashkise se Tiranes veshtire te gjeje argumente per te justifikuar marrezine e madheshtise se tij. Ai ka qene deshmitar i 3 korrikut 2005, kur Fatos Nano (njesoj si ai sot) largoi nga partia kundershtaret politike me qellim qe ta gezonte i vetem dhe i qete mandatin e trete qeverises.

Goditja qe mori ishte e rende. LSI e Ilir Metes ishte vendimtare ne largimin e Nanos nga pushteti dhe daljen e se majtes ne opozite. Edi Rama e dinte kete, kur ne zgjedhjet vendore te vitit 2007 i zgjati doren Ilir Metes, u bashkua me te dhe brenda nje kohe te shkurter si kryetar i PS, korri nje fitore te madhe elektorale duke fituar jo vetem Tiranen por edhe shume qytete te tjera te Shqiperise. Kjo ishte nje tjeter prove se e majta e bashkuar funksiononte dhe mund te dilte fitimtare ne betejat elektorale. Kjo ishte nje prove e dyte edhe per Edi Ramen per te punuar fort ne kete drejtim.

Mirepo ai beri pikerisht te kunderten. Me arrogancen qe i dha fitorja e re dhe me friken permanente qe i shkakton ndarja e pushtetit ose ideja se nuk e ka ai gjithcka nen kontroll, Rama e vendosi Meten ne cepin e ringut: ose te pranonte pa kushte bashkepunimin me te ose te largohej. Ai nisi keshtu nje aventure te rrezikshme, vuri nje bast te forte, te llojit ose te gjitha, ose asgje.

Ne emer te eliminimit te cdo tentative qe mund t'ia rrezikonte pushtetin absolut brenda se majtes, Edi Rama i kerkoi votat Berishes per te miratuar nje ligj zgjedhor proporcional rajonal qe synonte te nxirrte nga loja nje konkurrim te mundshem te ndonje grupimi afer Fatos Nanos dhe ta ulte ne minimum peshen specifike elektorale te Ilir Metes. Packa se ky ligj mund t'i vinte per shtat Sali Berishes, packa se keshtu shembej cdo ure bashkepunimi me Ilir Meten, packa se e majta rrezikonte te ndahej. Per Edi Ramen keto nuk kishin rendesi.

Ne emer gjoja te "politikes se re" ai spastroi terrenin per t'i krijuar vetes gjithe hapesiren e duhur qe ne torten e madhe te pushtetit te neserm te ngulej vetem piruni i tij. Te tjeret, nese do te silleshin te bindur dhe kokulur, do te mblidhnin ndonje therrime prej dores se tij te gjate.

Ky ishte plani i Edi Rames: me mire nje pushtet i sigurt e nen kontroll se sa nje pushtet i varur nga aleanca me te tjeret. Kesaj rruge ai vendosi t'i shkoje deri ne fund. Por, oreksi i tij rezultoi me i madh se sa stomaku. I mesuar me intriga te vogla dhe jo me beteja te ketij kalibri, Edi Rama ndodhet sot ne meshiren e votave te LSI per ta quajtur veten, te pakten i barabarte me kundershtarin.

Duke pritur numerimin e votave ai po shijon frytet e hidhura te ambicies se vete politike. Me koken mes duarve ai ndoshta pyet veten se si ka mundesi qe me gjithe ato vota te majta, me gjithe konsumimin nga pushteti dhe skandalet te Sali Berishes, ai nuk arriti te jete fitues. Per kete pyetje ka vetem nje pergjigje: Edi Rama jo vetem ndermori nje sfide jashte natyres se tij te dominuar nga frika dhe ankthi, por provoi te thyeje ligjet e politikes, qe te pakten per te majten shqiptare duhej te ishin bere mesim.

Sa here lideret e Partise Socialiste kane ndare pushtetin, kane respektuar demokracine e brendshme, kane reflektuar te gjitha ndjeshmerite brenda tyre, ata kane qene superiore ne ndeshjet me Sali Berishen. Sa here kane tentuar te kunderten, si Ilir Meta pas vitit 2001 dhe Fatos Nano pas vitit 2002, jane rrezuar nga lidershipi dhe pushteti.

Edi Rama e kishte kete pervoje te vlefshme, por zgjodhi te mbylle syte dhe te beje te njejtin eksperiment. I dehur nga ideja e nje pushteti te gjithin per vete, ai beri hapin fatal: u leshua ne te njejten rruge. Perfundimi ishte ai qe parashikonin pothuajse te gjithe, qe i vetem ai nuk mund te fitonte. Por ne fund humbja nuk eshte vetem personale. Aventura e Edi Rames mund t'i kushtoje Partise Socialiste edhe kater vjet ne opozite, nje gjendje e veshtire, te cilen, kryetari i Bashkise se Tiranes, deri me sot, nuk e ka provuar asnje dite te vetme.

Tani, i mbyllur ne zyren e tij, duke pare shiun qe shpelan bojerat qe ai i ka hedhur siper Tiranes dhe qe po permbyt rruget e saj, Edi Rames nuk i mbetet shume per te bere. Ndoshta mendon nje lutje te deshperuar per Ilir Meten, "mikun" e tij qe dy vjet me pare i dha fitoren e me pas ai e hodhi "ne batakun e politikes se vjeter" ose po kerkon ne hard disk fjalimet qe dikur u shkruante kryeministrave socialiste. Ai vete nuk pati mundesi ta lexoje nje te tille.

Marr nga gazeta koha jone
Armand Shkullaku

Komentet: 1
Video nga Lushnja

LUSHNJA DHE HISTORIA E SAJ
Ora
Tema Fundit
» gjeografia e mashkullit dhe e femres
Yesterday at 12:53 pm nga Alipasha

» Kozmai i Kolkondasit, nje shenjtor shqiptar nga Epiri dhe Tempulli i tij ne Myzeqe
Wed Mar 10, 2010 1:49 am nga Avram Mitro Xhumara

» Pranvera, Vera dhe Malarja ne Myzeqe
Sun Mar 07, 2010 6:17 am nga Avram Mitro Xhumara

» Arvanitasit dhe prejardhja e grekėve
Sat Mar 06, 2010 7:08 pm nga Ledi

» Jul Cezari ne Gryken e Gradishtes
Fri Mar 05, 2010 5:49 am nga Avram Mitro Xhumara

» Kjo grua e ka me hile...
Mon Mar 01, 2010 2:45 pm nga NIKO

» "New York Times" - Pėrse gratė nuk mund tė jenė kurrė tė parat
Mon Mar 01, 2010 2:42 pm nga NIKO

» Diferenca ideale burrė-grua? Shkencėtarėt thonė 15
Mon Mar 01, 2010 2:40 pm nga NIKO

» I love shopping, ashtu si...
Mon Mar 01, 2010 2:38 pm nga NIKO

Sondazh
Me ke jeni tifoz
Juventus
22%
 22% [ 15 ]
Inter
43%
 43% [ 29 ]
Milan
22%
 22% [ 15 ]
Tjeter
11%
 11% [ 8 ]
Totali i votave : 67
Email@Lushnja.com
Krijo falas nje account @Lushnja.com
Njoftim
Njoftojme te gjith antaret e lushnja online se qe sot mund te hapin nje post elektronike personale Psh: emri@lushnja.com  . ju mund te regjistroni adresen e emailit tuaj duke klikuare siper te "regjistrohu" ose duke klikuar "ketu"  .per ēdo paqartesi ju lutem na njoftoni ne info@lushnja.com. faleminderit!
Temat e forumit!
Futu ne Chat
Sporti shqiptar

Kat. Superiore
Dinamo 54
Besa 40
Tirana 35
Laci 31
Shkumbini 30
Teuta 30
Apolonia 29
Kastrioti 26
Vllaznia 26
Flamurtari 24
Skenderbeu 21
Gramozi 19

Kat. E pare
Bylis 50
Lushnja 38
Elbasani 38
Ada 37
Kamza 34
Partizani 32
Pogradeci 32
Luftetari 26
Burreli 24
BilishtSport 24
Gramshi 21
Beslidhja 17
Memaliaj 17
Turbina 16
Skrapari 12
Sopoti 11

Kush ėshtė nė linjė
8 pėrdorues nė linjė: 0 anėtarė 0 tė fshehur 8 vizitorė :: 2 Bots

Asnjė

Nr. Rekord i pėrdoruesve online ishte 59 mė Fri Feb 12, 2010 10:41 pm
Statistikat
Forumi ka 639 anėtarė tė regjistruar
Anėtari mė i ri guta

Anėtarėt e kėtij forumi kanė postuar 4513 artikuj v 1081 temat
Top posters
NIKO (901)
 
Mel C (847)
 
Tallava! (379)
 
era (311)
 
etmond (271)
 
TAPA-aka-EPPK (198)
 
Burbuqe (175)
 
polskaALB (146)
 
Sara (124)
 
Ledi (118)
 
Moti ne Lushnje